Kompani ndërtimi dhe arkitekture në Kosovë — me 35 vjet përvojë dhe mbi 40+ objekte banesore shumëkatëshe të realizuara. Banesa dhe apartamente në shitje në Mitrovicë dhe Prishtinë.
Kompani arkitekture dhe birou projektuese — nga skica e parë te fasada përfundimtare. Inxhinierët tanë disenjojnë çdo projekt banesës dhe objekti me standarde ndërkombëtare.
Firma ndërtimi me standarde të larta — materiale cilësorë dhe procese pa kompromis. Kemi ndërtuar mbi 40 objekte banesore dhe afariste shumëkatëshe në Kosovë.
Banesa dhe apartamente moderne në shitje në Mitrovicë dhe Prishtinë — hapësira cilësore për banim dhe biznes, të projektuara për breza. Kontakto tani për çmim dhe disponibilitet.
Fillo Projektin Tënd
LinProjekt është kompani ndërtimi dhe arkitekture në Kosovë, e specializuar për projektim, ndërtim dhe prodhim. Që nga themelimi në vitin 1991 në Mitrovicë, jemi bërë ndër kompanitë lider të ndërtimtarisë në rajon.
Vetëm në Mitrovicë kemi projektuar dhe realizuar 40 objekte banesore-afariste shumëkatëshe (LP1–LP40), me banesa dhe apartamente në shitje në Mitrovicë dhe Prishtinë. Si kompani arkitekture dhe ndërtimi, operojmë gjithashtu në Prishtinë dhe vendet e regjionit.
"Jam krenar se si LINPROJEKT e përmbush misionin e saj, duke ngritur vepra arkitektonike të standardeve të larta, të krahasueshme me arritjet bashkëkohore gjithandej nëpër botë."
— FERKI HAXHIMEHMETI, DREJTOR EKZEKUTIV
Nga plani urbanistik deri te çelësi në dorë — gjithçka nën një çati.
Ndërtimi kërkon beton, makineri dhe koordinim. Në vend që t'i blejmë jashtë, i zotërojmë vetë — prandaj afatet dhe cilësia mbeten në duart tona. Fabrika e betonit dhe aquaparku janë 100% pronë e LinProjekt.
Kompania amë. Projektim arkitektonik, ndërtim objektesh banesore-afariste dhe plane urbanistike, që nga viti 1991.
Fabrikë betoni me tri pompa dhe flotë mikserash. Beton i gatshëm nga C16/20 deri C40/50, i transportuar dhe i derdhur në kantier.
Pishina, restorante dhe hapësira rekreative — destinacioni më i madh i argëtimit në rajonin e Mitrovicës.
Të gjitha kompanitë operojnë nga Mitrovica, nën të njëjtin drejtim dhe standarde.
Pyetni për banesat e lira, për projektim ose për ndërtim në tokën tuaj. Çmimin dhe kushtet i diskutojmë personalisht. Përgjigjemi brenda një dite pune.