Historiku

"LINPROJEKT” është themeluar në janar të vitit 1991 nga inxhinier të rinjë të arkitekturës dhe ndërtimtarisë. Në atë kohë është quajtur “Byro për projektim e objekteve ndërtimore - LINPROJEKT”. Shumë shpejtë u profilizuam në byro të besueshme për projektimin e objekteve moderne të banimit. Krahas projektimit, filluam të merrem edhe me ndërtim, në fillim me mbikëqyrje e më vonë edhe me organizimin e punëve ndërtimore të objekteve të ndryshme. Pas disa viteve përvoje, LINPROJEKT-i u bë ndërmarrje serioze projektuese dhe ndërtimore, ku gjetën punësim rreth 30 punëtor, kurse gjatë sezonës verore edhe mbi 50 punëtor. Gjatë viteve 1995, 1996, 1997 ndërtuam objekte kapitale të kohës të cilët kapnin shuma deri 1.000.000 DM të atëhershme. Pas Luftës vazhdoj veprimtarin e saj me një teknologji moderne dhe cilësi e kreativitet të lartë në projektim ndërtim, rindërtim, renovim si dhe prodhim. Vizioni i kompanisë LINPROJEKT është Të ofrojë një ambient më të mire, ndërsa për mision: Njerzit dhe tekonologjia më e mirë japin zgjidhje më të mirë.

Në byron projektuese “LINPROJEKT” për vite të tëra gjetën punësim kuadro profesioniste të profileve të ndryshme: arkitekt, ndërtimtar, ekonomist, elektroinxhinjer, gjeolog, jurist, teknolog, etj. Falë strukturës profesionale dhe spektrit të gjerë intelektual, moshës së re e cila e karakterizonte këtë byro dhe gatishmërisë për sakrificë, të gjitha institucionet e kohës gjetën përkrahje të gjithanshme dhe të pa rezervë në këtë byro. Per momentin kompania ka mbi njeqind puntorë.